Nën Sharr
Mjaltë në Prizren
Prizreni është qyteti i dytë më i madh i vendit dhe një nga destinacionet tona më të shpeshta. Dërgesa arrin brenda 24–48 orëve, me transport 1 € ose falas mbi 50 €.
Një qytet që e njeh mjaltin e malit
Prizreni ndodhet nën Sharrin, dhe Sharri është një nga zonat më të njohura bletare të gjithë rajonit — nga Dragashi e Opoja deri në anën maqedonase te Tetova. Kush ka jetuar këtu e ka provuar mjaltin e kullotave të larta dhe e njeh shijen.
Mjalti ynë vjen nga Gollaku, në anën tjetër të vendit, por logjika është e njëjtë: kodra pa bujqësi intensive, lule të egra, dhe asnjë përpunim pas kullimit. Nëse jeni mësuar me mjaltin e Sharrit, ky nuk do t'ju duket i huaj.
Çfarë dërgojmë në Prizren
Stoku dhe çmimet janë live.
Pako familjare – 3 kg mjaltë premium
Pako familjare – 2 kg mjaltë premium
Pako familjare – 1 kg + 250g mjaltë premium
Kushtet për Prizrenin
- Koha
- 24–48 orë
- Transporti
- 1 €
- Mbi 50 €
- Falas
- Pagesa
- Para në dorë
Pyetje të shpeshta
Sa zgjat dërgesa deri në Prizren?
Zakonisht 24 orë, maksimumi 48. Porosia niset nga Kamenica dhe kalon përmes Prishtinës.
A dërgoni edhe në Dragash dhe Opojë?
Po, me të njëjtat kushte. Për fshatrat e larta malore mund të shtohet një ditë për shkak të rrugëve.
A është ky mjaltë mali?
Po. Zgjojet janë në kodrat e Gollakut, në një zonë pa bujqësi intensive, ku bletët mbledhin nga lule të egra dhe shqopë.
A ka mundësi marrjeje në Prizren?
Jo. Pikat e marrjes janë vetëm në Prishtinë dhe Kamenicë; për Prizrenin dërgesa kushton 1 €, ose falas mbi 50 €.
Rajoni i Prizrenit
Komunat përreth mbulohen njësoj.
Të gjitha destinacionet në Kosovë →